Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Racizmi ndaj Lukakut, edhe Pioli në sinkron: Duhet të merren masa

Shkruar nga NEWSPORT
Racizmi ndaj Lukakut, edhe Pioli në sinkron: Duhet të merren masa

Tekniku i Milanit Stefano Piolit foli në konferencën për shtyp përpara sfidës së kuqezinjve me Empolin në Serie A. Ndër të tjera Pioli u pyet edhe për temën që zien në Itali, atë të racizmit në stadiume. Të martën pati një situatë të pakëndshme ku protagonist u bë Romelu Lukaku.

Sulmuesi i zikaltërve gjatë sfidës Juve-Inter u bë pre e koreve raciste nga tifozët bardhezi. Për Piolin këto janë situata që i krijojnë një pakicë njerëzish dhe duhen marrë masa.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodh në stadiume. Flasim vetëm për një pakicë njerëzish që i bën këto gjëra dhe jam i bindur se nëse kjo situatë vazhdon duhen marrë masa”, u shpreh Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga