Qendërmbrojtësi i Partizanit i lumtur: Malotanxhi është rikthyer!
Shkruar nga NEWSPORT
Renato Malota, shënuesi i golit të parë në derbin e djeshëm Partizani-Tirana, i ka bërë komplimente vetes.
Disa minuta më parë ai ka postuar në profilin e tij në "Instagram", videon e momentit të golit të shënuar. Ai e shoqëron këtë video me fjalët: "Malotanxhi is back. "
Me ato që shkruan Malota, na lë të kuptojmë që nuk do e mbylli me kaq serinë e golave prej tij. Ndoshta ai pretendon të shënojë sërish gol në takimet e radhës, por ndërkohë i gëzohet pafund golit të shumë përfolur pas përfundimit të ndeshjes.
[caption id="attachment_84479" align="alignleft" width="604"] Postimi i Malotes ne Instagram[/caption]