Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Punoja çdo ditë dhe stërvitesha me meshkujt”, emocion ish kapitenia e kombëtares shqiptare: Sot them, Po ia vlejti

Shkruar nga NEWSPORT

Aurora Seranaj është bërë nostalgjike për fillimet e saj në futboll. Ish kapitenia e ekipit kombëtar ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale, teksa thekson se në fund ia ka vlejtur gjithë ky mund për të.

Ajo tregon në facebook-un e vet: “Një nga fotot më të bukura që do të mbetet gjatë në kujtimet e mia ku në vitin 2000 shihja në TV te Eurosporti futbollin e vajzave, Kupën e Botës.

Dhe unë qaja në divan ku në Shqipëri akoma nuk ishte krijuar një ekip vajzash, ku unë vajza e parë që stërvitesha me djem vetëm si e si të shihesha nga njerëzit, të zgjoja interes te dikush që do të donte të krijonte një ekip vajzash. Çdo ditë duke thyer tabunë që po është normale që një femër të luajë futboll, sa sakrifica, paragjykime, mund e sa djersë e derdhur.

Kur kthej kokën dhe them ja vlejti. Në 2013-tën me shumë emocion i dhashë dorën si kapitene duke përfaqësuar vendin tim, në ndeshjen Shqipëri – Hollandë”.

[caption id="attachment_706715" align="alignnone" width="668"]Postimi i Seranajt Postimi i Seranajt[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga