Merkato nuk ka ardhur, por PSG po mendon për të. Trajneri Pochetino ka në mëndje listën e dëshirave, e aty është edhe Harry Kane. Sipas Daily Mail, ai ka kërkuar nga drejtuesit blerjen e anglezit.
Duke parë dëmtiemt e shpeshhta dhe largimin e mundshëm të Mbappe, është parë e arsyeshme të mendohet për një investim në repartin e avancuar. Pochetino e njeh mirë Kane, pasi e ka stërvitur kur ai ka qënë pjesë e Tottenham Hotspur. Vendimtare në fund nuk do jetë vetëm dëshira, por edhe shifra që francezët do vendosin në pjatë për të bindur londinezët rreth këtij transferimi.
Kane është një nga më të mirët në Premier League. Një kalim te PSG do ishte një mundësi e mirë për sulmuesin, duke parë rritjen e prestigjit që ka patur vitet e fundit ekipi nga Franca.