Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PSG rinovoi me Mbappe, La Ligas “i djeg” dhe padit francezët: Kanë 600 milionë euro humbje, me çfarë do e paguajnë?

Shkruar nga NEWSPORT

Kylian Mbappe rinovoi me PSG-në deri në vitin 2025 dhe refuzoi ofertën e Real Madrid. Ylli francez pritet të përfitojë plot 700 milionë euro për 3 vitet e ardhshme, nga paga, bonuset e shumë përfitimeve të tjera.

La Liga, kampionati spanjoll, nuk është aspak dakord me këtë rinovim të Mbappe, duke dalë me komunikatë për shtyp kundër klubit francez.

“Ajo që PSG do të bëjë duke rinovuar me Mbappe me sasi të mëdha parash (kush e di se ku dhe si i paguajnë ato) pasi ka postuar humbje prej 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe duke pasur një faturë pagash mbi 600 milionë euro është një fyerje për futbollin.

Al-Khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Superliga. Kontrollet në Francë po dështojnë. Ata po i bëjnë dëm tregut evropian. Sistemi i UEFA-s është i gabuar. Ne po shkojmë në drejtimin e gabuar”, shkruhej në komunikatën e La Liga-ës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga