
Kampionati në Francë është ndalur përfundimisht. Qeveria francize vendosi ditën e sotme që të mos lejojë aktivitetet sportive deri në shtator duke I dhënë fund kështu këtij sezoni.
Problemi madhor për disa nga klubet e Ligue 1 janë ndeshjet në Europë. Lyon zhvilloi ndeshjen e parë në Francë ndaj Juventusit e tashmë do të luajë atë të kthimit në Itali.
PSG-ja arriti të kualifikohej e pret të mësojë kundërshtarin e radhës, por problemi është se nuk mund të luajë dotë ndeshjet në Francë. Presidenti Al-Khelaifi është shprehur se respekton vendimin e Qeverisë, por ka kërkuar që këto takime t’I luajë jashtë shtetit francez.
“Ne e respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Me miratimin e UEFA-s, ne synojmë të marrim pjesë në fazën e fundit të Ligës së Kampionëve. Nëse nuk është e mundur të luash në Francë, ne do t'i luajmë ndeshjet tona jashtë vendit, duke garantuar kushtet më të mira të sigurisë shëndetësore për lojtarët tanë dhe gjithë stafin”.