Kombëtarja e Iranit në ndeshjen e parë të zhvilluara në Kupën e Botës kanë refuzuar të këndojnë himnin, duke protëestuar kështu për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vendin e tyre. Por vetëm pak orë para se iranianët të zbresin sërish në fushën e lojës për t’u përballur me USA, futbollistët kanë marrë “kërcënime”.
Sipas “CNN” familjarët e tyre janë kërcënuar me burg dhe turtura të ndryshme nëse lojtarët vazhdojnë të mos këndojnë himnin kombëtar. Një situatë e komplikuar për lojtarët e iranit, të cilët tashmë shqetësohen për fatin e familjarëve të tyre, nëse refuzojnë sërish të këndojnë himnin.
Poll