
Benevento-Cagliari u mbyll 1-3 ditën e djeshme, teksa pati edhe polemika. Gjithçka ka të bëjë me një penallti të padhënë për "Shtrigat", në momentin kur sfida ishte 1-2. Arbitri kryesor Doveri jep penallti, por pas rishikimit me VAR, Mazzoleni nga dhoma e sistemit thotë se nuk është 11 metërsh.
Kaq ka mjaftuar që pa ndeshjes, te Benevento të nisin akuzat. Ishte pikërisht drejtori sportiv i kësaj skuadre, Pasquale Foggia që shpërtheu kundër Mazzolenit. Drejtësia sportive në Itali ka pezulluar deri në fundin e kampionatit Foggian dhe e ka gjobitur me 10 mijë euro.
Poll