Protagonisti absolut i “Remuntadës” ndaj PSG, Barcelona i rinovon kontratën mesfushorit
Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Sergi Roberto. Mesfushori ka nënshkruar kontratën e re e cila do ta mbajë të lidhur në Camp Nou deri më 2024. Kontrata e vjetër skadonte në qershor të këtij viti dhe të dy palët ishin të bindur të vazhdonin bashkëpunimin. Rinovimi i 31 vjeçarit kishte kohë që përflitej dhe sot u bë gjithçka zyrtare.
Sergi Roberto është një prodhim i “La Masia” dhe skuadra e tij e vetme në karrierë ka qenë Barcelona. Të gjithë tifozët e blaugranave e mbajnë mend ndeshjen e famshme për Champions, Barcelona-PSG ku katalanasit fituan me përmbysje 6-1. Sergi Roberto ishte protagonisti absolut i asaj sfide pasi shënoi golin e gjashtë që i dha kualifikimin Barcelonës.