
Thiago Almada
Thiago Almada është futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Fantazisti 24-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Botafogo në Brazil, për të nisur një të re në LaLiga.
Për shërbimet e argjentinasit, Atletico Madrid ka shpenzuar 18 milionë euro. Ndërkohë që kontrata e Thiago Almada me klubin “Los Colchoneros” do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030.
Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari ishte i huazuar në Ligue 1 te skuadra e Olympique Lyon. Në 20 ndeshje që mori pjesë me francezët, Almada shënoi 2 gola dhe asistoi në 5 të tjerë.
Poll