
Ish-lojtari i Partizanit, Caleb Ecuban është rikthyer në gjendjen e tij më të mirë në Angli, ku luan me ekipin e Leedsit. Në fundjavë, Ecuban madje shënoi dhe gol, pas disa muajsh mungesë.
Në një prononcim të dhënë për "LUTV", ganiani tha se ai ndihet shumë i lumtur me golin e shënuar dhe i është rikthyer besimi.
"Më ka pëlqyer shumë atmosfera e krijuar në ekip pas golit tim. Shokët e ekipit më ishin shumë të lumtur gjithashtu, që unë shënova. Mund të kisha shënuar dhe tre gola, por edhe një, s'është keq. Më ka dhënë shumë besim goli i shënuar dhe mendoj se tanimë që u zhbllokova, gjithçka do të jetë më mirë", tha ndër të tjera Ekuban.
Kujtojmë që futbollisti luajti sezonin e kaluar me Partizanin, ku bëri një paraqitje të shkëlqyer. Ai u transferua verën e kaluar në Angli./Neësport.al