Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Profil/ Njihuni me dy talentet që pranuan të veshin fanellën kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Profil/ Njihuni me dy talentet që pranuan të veshin fanellën

Sot, në konferencën për shtyp që mbajti trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka zbuluar talentet e reja që do të veshin fanellën kuqezi. Mes emrave që ka listuar Bushi, përmenden dhe dy talente të reja, Elvir Maloku dhe Taulant Seferi, të cilët kanë pranuar ofertën  e Bushit.

Trajneri Bushi ka thënë, se për dy talentet po punohet fort dhe se po bëhen gati pasaportat për dy afrimet e reja.

Elvir Maloku është 20 vjeç, ka lindur në 14-të maj 1996-të në Rijeka, në Koraci. Luan sulmues dhe aktualisht është pjesë e AEK Larnaca-s në Qipro. Në vitin 2012-të ka qenë pjesë e NK Klana-s në Kroaci, më pas, në vitin 2013-të është bashkuar me 17-të vjeçarët e Rijekës në Kroaci, ku ka qëndruar deri në vitin 2016-të. Më pas 20-vjeçari është bërë pjesë e Hajduk Splitit, ku ka qëndruar për një vit. në vitin 2017-të i është bashkuar Gimnastic de Tarragona-s në Spanjë. vlera aktuale e lojtari shkon në 600 mijë euro.

Futbollisti tjetër që ka pranuar të veshë fanellën kuqezi është Taulant Seferi,  ka lindur në 15-të nëntor 1996-të në Kumanovë, Maqedoni. Ai luan si mesfushori i majtë dhe aktualisht është pjesë e BSC Young Boys, në Zvicër. Në vitin 2012-të ai ishte pjesë e Fk Milano Kumanova në Maqedoni. Në 16-të gusht 2013-të është bashkuar me të rinjtë e Rabotnicki së Shkupit po në Maqedoni dhe më pas në vitin 2015-të ka kaluar me ekipin e parë të Rabotnicki së Shkupit. Ndërkohë që aktualisht është pjesë e Young Boys në Zvicër.  Vlera e lojtarit shkon në 250 mijë euro./Newsportl.al

[gallery columns="1" size="full" ids="74178"]

[gallery columns="1" size="full" ids="74177"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga