
Liverpool nuk e ka nisur dhe aq mirë sezonin e ri sportiv. Një nga faktorët që kanë ndikuar në këtë nisje jo të mirë janë edhe problemet që ekipi ka në mesfushë. Lojtarët e stolit nuk po zëvëndësojnë si duhet Thiagon dhe Henderson të cilët janë dëmtuar. Milner është në perëndim të karrierës ndërsa Keita dhe Chamberlain janë të dëmtuar për vete.
Liverpool afroi në ditën e fundit të merkatos, Arthur nga Juventus por ardhja e tij shihet thjeshtë si një afrim emergjence dhe Klopp nuk beson shumë në aftësitë e brazilianit. Në këtë mënyrë, Klopp ka dorëzuar emrin e lojtarit që ai dëshiron në ekipin e tij. Jude Bellingham i Dortmund është objektivi kryesorë i Reds-ave.
Afrimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë me anglezët që do t’ju duhet të hapin arkën përsëri për një ndër talentët më të mirë në botë. Bellingham është një titullar absolut i Dortmund dhe ndeshjen e fundit e luajti kundër Manchester City ku ja doli të shënojë.