
Ralf Rangnick do të debutojë nesër në stolin e Man United ndaj Crystal Palace në shtëpi. Tekniku gjerman mori drejtimin e skuadrës angleze pak ditë më parë dhe sfida e nesërme do të jetë e para për të në stolin e “djajve të kuq”. Në sfidën e parë, Rangnick mund të mos ketë në dispozicion Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez doli nga fusha e lojës kundër Arsenal i dëmtuar dhe siç bëjnë me dije mediat në Angli, Ronaldo ka probleme në gju pas festimit të golit të dytë. Man United nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me dëmtimin e sulmuesit, por portugezi mund të kursehet këtë ndeshje në mënyrë që të jetë në formën e tij më të mirë në ndeshjen e Champions League në mesjavë.
Poll