
Arturo Vidal është më afërt se kurrë kalimit te Interi. Pasi mbylli cështjen e kontratës me klubin blaugrana, ai tashmë është një lojtar i lirë. Sipas medieve spanjolle, kiliani Vidal do zbarkojë në Milano brenda 48 orësh, për të kryer vizitat mjekësore.
Ky transferim ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Antonio Conte. Inter kërkon të jetë protagonist në sezonin që vjen, duke fituar titullin kampion që mungon prej shumë vitesh. Merkato e bërë të jep përshtypjen se ky objektiv mund të arrihet.
Poll