
Luis Enrique pritet të zyrtarizohet te PSG-ja, teksa palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për 2 vitet e ardhshme. Ish-trajneri i Barcelonës do të marrë kështu frenat e parizienëve dhe tashmë sipas “90min” ka nisur të mendojë edhe për lojtarët që synon të ketë nën urdhrat e tij.
Një nga të preferuarit është Bernardo Silva. Lojtari i Manchester Cityt është i hapur për një kalim te kampionët e Ligue 1 dhe pritet me interes se si do të shkojë kjo situatë.
Po sipas të njëjtit burim bëhet e ditur se tashmë mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para me Silvën që ka dhën dritën jeshile për një transferim të mundshëm. Gjithçka mbetet në dorë të “Qytetarëve” të Pep Guardiolës, me këtë të fundit që e ka lojtarin pjesë të planeve të tij.