U hodh sot në Nyon të Zvicrës shorti për “play-off” të Europa League. Kështu skuadrat e turit të tretë të Champions League kanë mësuar me kë mund të ndeshen nëse skualifikohen nga Champions.
Në anën tjetër klubet që marrin pjesë në turin e tretë të Europa League, janë njohur me kundërshtarët e mundshëm, që vijnë si humbës nga Champions-i. Shkupi nëse fiton kundër Shamrock, atëherë do përballet me humbësen e çiftit Qarabag-Ferencvaros.
Më poshtë mund të shihni çiftet e plota, ndërsa bie në sy se mund të luhen sfida shumë të forta për një vend në Europa League. Skuadrat që shkojnë në këtë “play-off” dhe eleminohen kanë siguruar një vend në Conference League.

Kujtojmë se kualifikueset e turit të tretë të Europa League luhen më 4 gusht ndeshjet e para, 9 apo 11 sfidat e kthimit. Në anën tjetër “play-off” i zhvillon ndeshjet më 18 dhe 25 gusht. Shorti për grupet e Europa League hidhet më 26 gusht.