Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënderbeu prenoton Batuhan Karadeniz, klubi turk e padit në Federatë për prishje të kontratës

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu ka siguruar shërbimet e sulmuesit turk, Batuhan Karadeniz.

Edhe pse kjo lëvizje nuk është bërë ende zyrtare, 26-vjeçari pritet të mbërrijë në Shqipëri për të hedhur firmën në kontratë me klubin korçar.

Megjithatë, gjërat nuk duken kaq të thjeshta. Mediat turke, konkretisht "Gamaspor.com" shkruan se Karadenzi ka probleme me klubin aktual, Sanliurfaspor.

Presidenti i klubit turk është shprehur se do ta paditë në Federatën e Futbollit të Turqisë, sulmuesin 26-vjeçar, pasi ai nuk është paraqitur në fazën përgatitore.

"Karadeniz ka kontratë edhe për sezonin 2017-2018 me klubin tonë. Ai nuk është paraqitur në fazën përgatitore me skuadrën, ndonëse ne jemi treguar korrekt me lojtarin për sa i përket anës financiare. Do të ngremë një padi në Federatën e Futbollit të Turqisë për sjelljen e tij", është shprehur Emin Yetim, presidenti i klubit të Sanliurfaspor.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga