
Jeremy Clarckson , një prezantues shumë i njohur në Britani që ndër të tjera ka qenë dhe moderator i "Top Gear" ka sulmuar Formula 1 që po zhvillohet në ditët e sotme. Ai mendon se sporti i katër rrotakëvë nuk të jep më emocionet që të jepte dikur.
"Do të preferoja të shihja një bimë duke u rritur se sa të shikoj një garë të Formula 1 dhe unë e dua F1." tha ai për Drive Tribe. "Dua të shikoj Gilles Vlleneuve dhe Rene Arnoux që garojnë për vendin e parë deri në xhiron e fundit për çmimin e madh të Francës dhe nëse Ferrari nuk e pëlqen këtë mund të zhduket. Në fakt Mercedesi mund të zhduket. Të gjithë mund të zhduken" përfundoi ai i inatosur.
Poll