
Partizani do të luajë të hënën kundër Laçit në kuadër të javës
së 13-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa tashmë
klubi i kuq ka bërë me dije çmimet e biletave në "Elbasan Arena".
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, tregohet se ato do të kushtojnë 3 mijë
lekë (të vjetër) dhe 10 mijë lekë (të vjetër). Më poshtë njihuni me njoftimin e
klubit të Partizanit:
"INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI - FK LAÇI
E HËNË 25 NËNTOR
ORA 18:00
STADIUMI "ELBASAN ARENA" ELBASAN
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në sektorët e Tribunave do te jenë si më poshtë. Biletat në Tribunat: VIP, A, B do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja). Biletat në Tribunat: C, D, E, F, G do të kushtojnë 300 Lek (të reja). Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e shtunë e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin "Selman Stërmasi".
Gjithashtu biletat mund ti gjeni ditën e hënë datë 25 nëntor edhe në sportelin pranë stadiumit "Elbasan Arena" në Elbasan".