Partizani vetëm 3 ditë pasi u përball me Kukësin në Superiore, ditën e nesërme do të sfidohen sërish me verilindorët, këtë herë në Kupën e Shqipërisë. Partizani – Kukësi do të luhet në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 17:00.
Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e çerekfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë, me sfidën e parë që ka përfunduar në favor të demave me shifrat 2-1. Ditën e nesërme kryeqytetasit do të tentojnë të kalojnë në turin tjetër të këtij komepticioni.
Demat kanë mbyllur përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa klubi kanxjerrë në shitje edhe biletat duke bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Një biletë në tribunën VIP kushton 3000 lekë, ndërsa në tribunën A dhe B kushton 1000 lekë dhe në tribunat e tjera vetëm 200 lekë.