Shqipëria u largua nga Lojërat Olimpike edhe këtë herë pa asnjë medalje. Përpos faktit që nuk morën dot asnjë pozicion në renditje, ata u shoqëruan nga skandalet, ku më kryesori ishte ai i Evangjeli Velit, për të cilën nuk pati kostum, duke u shoqëruar edhe me të tjerë.
Por, presidenti i KOKSH Viron Bezhani ka vendosur që të ndjekë rrugën ligjore për cilindo që ka shpifur për institucionin që ai drejton, përfshi këtu edhe të atin e notarit, Sidni Hoxha.
“Unë jam President i një institucioni dhe duhet ta mbroj institucionin në të gjitha mënyrat. Edhe në rastin e Sidnit, do të shihni që janë të gjitha dokumentacionet që është krejt ndryshe nga ajo që është dhënë. Ata që kanë hedhur baltë mbi institucionin tonë do të përgjigjet ligjërisht”.
Bezhani thekson se Komiteti Olimpik u ka shpërndarë nga 8 mijë $ të gjitha federatave, sportistët e të cilëve morën pjesë në Rio 2016. Për mungesën e Evangjeli Velit në parakalim, ai ia la përgjegjësinë drejtuesve të ekipit olimpik.
"Ne nuk mund të bënim të pamundurën të mundur. Ne nuk kishim koha as ta takonim Evangjelinë. Evangjelia mund të parakalonte, mund të gjendej mundësia, por atë e vendosin drejtuesit aty”, sqaron Bezhani.