Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për Botërorin e Katarit dhe ndër të tjera është ndalur edhe te Cristiano Ronaldo. Erdogan hedh dyshime se ka pasur ndërhyrje politike për eliminimin e Portugalisë dhe gjithashtu zbulon të ardhmen e Ronaldos.
“Për fat të keq ata kanë vendosur një veto politike ndaj tij sepse ai mbron çështjen palestineze. Dërgimi i një lojtari si Ronaldo në fushë vetëm 30 minuta nga fundi i prishi psikologjinë dhe ia hoqi energjitë. Sipas informacioneve që kam marrë, tani ai do të shkojë në Arabinë Saudite.”-tha presidenti.
Poll