
Marrëdhëniet e Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë të tensionuar tejmase sidomos pas rinovimit të Mbappe. Presidenti i La Liga, Javier Tebas shpeshherë ka sulmuar klubin parizien me deklarat dhe kësaj rradhe është vetë presideni i PSG, Al-Khelaifi që në një intervistë me Diario AS thumbon madrilenët.
“Është e çuditshme sesi Real Madrid feston fitimin e Champions League. Është e rrallë që të shkosh kundër kompetiucionit edhe prapë të marrësh pjesë në të dhe ta festosh duke fituar.”- deklaron Al-Khelaifi për median.
Kryesori i PSG dukshëm flet për mbështetjen e Real Madrid në projektin e Super League. Parizienët i qëndrojnë besnik UEFA-s në projektin e Champions League dhe kanë dalë fuqishëm kundër idesë së një lige tjetër.