
Jean Michel Aulas ka folur për përballjen e Lyonit kundër Barcelonës, e vlefshme për Champions League.
Presidenti i skuadrës franceze ka deklaruar se Leo Messi nuk është një lojtar i pandalshmë, përkundrazi sipas tij mundësitë e argjentinasit për të bërë mirë sonte në orën 21:00 janë të pakta.
Ai vlerëson maksimalisht Ronaldon duke zhvlerësuar në këtë mënyrë cilësitë e yllit të katalanasve.
"Lionel Messi? Messi nuk ka qenë asnjëherë shumë mbresëlënës në ndeshjet kundër nesh, për dallim nga Cristiano Ronaldo. Unë e mbaj mend ndeshjen kundër Manchester Unitedit me Ronaldon, në vitin 2004.
Ne ishim duke fituar me rezultat 2:0 në pjesën e parë dhe pastaj në ndeshje hyri Cristiano Ronaldo. Ai është një lojtar teje i mrekullueshëm. Kemi luajtur përballë shumë lojtarëve të tyre dhe do të jetë interesante të përballemi me Barcelonën këtë javë", ka deklaruar ai.