
Leo MESSI drejt Barcelonës, presidenti i La Liga-s i “ul pagën”
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka folur sot për situatën në La Liga dhe për çështjen Messi. Ky i fundit e shikon të ardhem e tij larg Paris Saint-Germain pas sanksioneve të klubit ndaj tij.
Por ku do të jetë e ardhmja e “Pleshtit”? Tebas ka thënë se kthimi i tij në Spanjë është i kushtëzuar me shitjen e disa lojtarëve. Ndër ai ka shtuar se Barça do të marrë një shumë të mirë nga shitja e tyre.
Deklarata e presidentit:
“Nëse Barça nënshkruan me Leo Messin, paga e tij do të jetë më e vogël se sa është në Paris Saint-Germain. Kthimi i tij tani është i kushtëzuar me shitjen e lojtarëve. Unë mendoj se Barça do të marrë një shumë të mirë nga shitja e lojtarëve këtë verë”.