
Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për mediat në Gjermani ku ka përsëritur sërish se sulmuesi Robert Lewandowski nuk do të shitet. Edhe pse ai kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit, Rummenigge ka thënë se asnjë ofertë nuk do ta bëjë Bayernin të heqë dorë nga Lewandowski, ndërsa ka kujtuar presionin dhe ofertën e "çmendur" që kishin nga Chelsea për Franck Ribery në vitin 2008, të cilën e kishin refuzuar.
"Tema Lewandowski? Robert do luajë 100% për ne sezonin e ardhshëm, nëse do më ofrohej një bast i tillë do e pranoja me kënaqësi. Është një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit tonë, është mbase sulmuesi më i mirë në Botë. E kujtoj me kënaqësi vitin 2008 kur patëm një ofertë të çmendur nga Chelsea për Ribery. Në atë moment të gjithë e kuptuan se Bayernit nuk mund t'i blihet asnjë lojtar kundër dëshirës së tij. Ky është qëndrimi ynë dhe për Robert Lewandoëskin", u shpreh Karl-Heinz Rummenigge.