Refik Halili ka folur për “Ora Skaner” edhe për mesfushorin Merveil, 18-vjeçarin nga Kongo për të cilin presidenti i Tiranës deklaroi: “Për Merveil na ka ardhur ofertë 700 mijë euro. Janë disa skuadra që e kërkojnë. Një ofertë e tillë nuk ka ardhur kurrë më parë pranë skuadrës sonë për një lojtar të Tiranës.
Por, nuk është vetëm Merveil një lojtar cilësor, sepse edhe Moise dhe Reuben janë super futbollistë”, deklaroi Refik Halili.