Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Presidenti dha dorëheqjen, Barcelona në vështirësi financiare: Ulni rrogat ose shpallni falimentin

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti dha dorëheqjen, Barcelona në vështirësi

Barcelona është në vështirësi financiare. Gazetarja spanjolle, Marta Gorina shkruan se katalanasave iu është kërkuar që të ulin pagat e lojtarëve ose të shpallin falimentin, pasi situata financiare në klub është e rënduar.

Për herë të parë në histori, klubi do të nisë negociatat sot dhe deri në pesë nëntor do duhet të shkurtojë me 190 milion euro shpenzimet, pjesa kryesore nga pagat e lojtarëve.

Pak ditë më parë, presidenti Bartomeu dhe dorëheqje nga Barcelona, duke krijuar një situatë aspak të qetë te klubi spanjoll. Situata e Covid-19 dhe boshatisja e stadiumeve ka sjellë një situatë aspak normale edhe për një ndër klubet më të pasura në botë.

"Negocimi I pagave me përfaqësuesit e lojtarëve do ndodhë sot për të parën herë. Duhet një shkurtim me 190 milion euro, ose Barcelona do duhet të shpallë falimentin. Afati deri të enjten e ardhshme (5 nëntor)", shkruan gazetarja Gorina.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga