Kanë përfunduar 5 ndeshje të vlefshme për javën e 32 në Premier League. Liverpool ka arritur të marrë fitoren e dytë rradhazi duke mposhtur Nottingham Forest me rezultatin 3-2. Diogo Jota me dy gola dhe një gol i Salah i dhanë fitoren skuadrës së Klopp.
Fulham ka fituar 2-1 me Leed United në shtëpi. Crystal Palace dhe Everton ndanë nga një pikë me rezultatin 0-0. Leicester mori një fitore me vlerë në shtëpi përballë Wolves me rezultatin 2-1. Ndërsa takimi tjetër mes Brentford dhe Aston Villa përfundoi në barazim 1-1.
REZULTATET:
Liverpool-Nottingham Forest 3-2 (Jota 47’, 55’, Salah 70’/ Williams 51’, Gibbs-White 67’)
Fulham-Leeds 2-1 (Wilson 58’, Pereira 72’/ Palhinha 79’ a.g.)
Crystal Palace-Everton 0-0
Leicester-Wolves 2-1 (Iheanacho 36’ Castagne 75’/ Cunha 13’)
Brentford-Aston Villa 1-1 (Toney 65’/ Douglas Luiz 87’)
Poll