Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PREMIER LEAGUE/ Derbi i Londrës vë përballë Brojën dhe Xhakën, Conte sfidon Klopp, në fushë edhe United

Shkruar nga NEWSPORT
PREMIER LEAGUE/ Derbi i Londrës vë përballë Brojën dhe
Premier League zbret në fushë 10 ekipe për të mbyllur javën e 15-të të kampionatit. Vëmendja kryesorë do të jetë në orën 13:00 ku spikat Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal në Stamford Bridge. Topçinjtë kësaj rradhe vijnë si favoritë teksa këtë sezon mbajnë kryesimin e kampionatit. Në orën 15:00 do të luhen tre ndeshjet e rradhës me Manchester United që sfidon në transfertë Aston Villa me trajnerin e ri, Unai Emery. Surpriza e këtij sezoni, Newcastle do të kërkojë fitoren e rradhës për të vazhduar t’i bëjë një vend vetes në katër vendet e para. Ndeshja tjetër është ajo mes West Ham dhe Crystal Palace. Në orën 17:30, një tjetër supersfide pritet të dhurojë spektakël. Në Tottenham Stadium, skuadra e Antonio Contes do të presë Liverpool që ka dy ndeshje pa pikë. Spursat mbajnë vendin e tretë me 26 pikë ndërsa ekipi i Klopp, vendin e nëntë me 16 pikë.

Ndeshjet e ditës:

Chelsea - Arsenal, ora 13:00

Aston Villa - Manchester United, ora 15:00

Southampton - Newcastle, ora 15:00

West Ham - Crystal Palace, ora 15:00

Tottenham - Liverpool, ora 17:30

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga