
Marash Kumbulla prej disa muajsh ndodhet larg fushave të blerta, pasi mbrotjësi i kombëtares u dëmtua në fund të sezonit të kaluar. Ende Kumbulla nuk është rikuperuar dhe rrjedhimisht nuk ka nisur akoma stërvitjen me skuadrës.
23-vjeçari mund të rikthehet vetëm në fund të tetorit, por kjo nuk e ka penguar aspak Jose Mourinhon që ta përfshirë lojtarin shqiptar në listën e të grumbulluarve për ndeshjet e grupeve të Europa League.
Kjo është diçka pozitive për Kumbullën, i cili pavarësisht se ndodhet i dëmtuar është sërish në vëmendjen e timonierit portugez. Gjithashtu “Special One” ka përfshirë në listë edhe sulmuesin Tammy Abraham.
Poll