
Mes disa klubeve shqiptare, mes mbrojtësit fierak që luan në krahun e majtë, Gledi Mici, dhe skuadrës së Kukësit, Partizanit dhe Skënderbeut është futur edhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Ekipi shqiptar i Maqedonisë mësohet që t'i ketë bërë ofertë fierakut, i cili ende nuk ka gjetur zgjidhjen e kontratës me Kukësin.
Fakti që mund të çojë Micin te Shkëndija janë vetëm paratë. Nuk është çudi që tetovarët t'i kenë ofruar atij më tepër para se skuadrat shqiptare që e kanë kërkuar më parë atë. Por, në rast se Mici fiton gjyqin me Kukësin, do të mbetet për t'u parë se kush do të fitojë garën për të, Skënderbeu, Partizani apo Shkëndija.
Poll