
Korabi do të luajë nesër në "Selman Stërmasi" kundër Flamurtarit në kuadër të javës së fundit të Superiores. Për këtë impiant pati kontestime nga ana e vlonjatëve, pasi sipas tyre nuk mund të luanin në një stadium të një rivali direkt për mbijetesë siç është Tirana. Por, newsport.al ka mësuar prapaskenën që ka ndodhur me drejtuesit e këtyre klubeve.
Burime të afërta pranë klubit dibran bënë me dije për newsport.al që pas "Selman Stërmasit", drejtuesve të Flamurtarit iu ofrua të zhvillonin ndeshjen në "Zeqir Ymeri", por mes dy të "këqijave", kuqezinjtë zgjodhën të "keqen" më të mirë. Në këtë mënyrë të dy palët u dakortësuan për të zhvilluar këtë takim në impiantin e bardhebluve.
Poll