
Mjafton të shikosh sjelljet e lojtarëve të Milan për të kuptuar situatën në ekip. Askush nuk mban përgjegjësi për këtë gjendje. Lojtarët,Stafi, drejtuesit dhe trajneri, të gjithë mundohen t'i lenë fajet njëri tjetrit. Në fund të ndeshjes ndaj Napolit, lojtarët e Milanit i janë drejtuar dhomave të zhveshjes. Bien në sy qëndrimi i dy lojtarëve: Ante Rebic dhe Franck Kessie. Sic duket dhe nga foto, të dy lojtarët duken të interesuar se cfarë ka ndodhur në rrjetet sociale dhe gjendja e ekipit ka pak rëndësi.
Me të vërtetë mëkat të shikosh një klub me histori, në një gjendje të mjerueshme. Situata duket se ka dalë komplet jashtë kontrolli dhe askush nuk merr situatën në dorë. Në skuadër mungon "dora e hekurt" që do stabilizonte gjithcka. Në pritje të ndeshjeve të sotme, Milan rrezikon të bjerë në 3 vendet e fundit.