Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prapaskena/ Ja cili trajner e refuzoi Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu "flirtoi" me disa trajnerë për të gjetur zëvendësuesin ideal të Mirel Josës. Alternativat kanë qenë të shumta, ndërsa në fund u vendos për italianin Andrea Agostinelli, i cili drejtoi përgjatë gjithë fazës së dytë Partizanin, por duke mos dal kampion me të kuqtë.

[caption id="attachment_8402" align="alignleft" width="300"]cungi Armando Cungu[/caption]

Emrat e trajnerëve shqiptarë për të marrë drejtimin e skuadrës kampione ishin të shumtë, mes tyre u përfolën Artan Mërgjyshi dhe Armando Cungu. Por, Mërgjyshi nuk mundi të kalojë te korçarët sepse u kërkua gjatë kohës që ai ishte në kontratë me Apoloninë dhe marrëveshja me drejtuesit fierak bëri që ai të mos largohej. Ndërsa kontaktet kanë qenë të shumta me shkodranin Cungu. Por, e vërteta e këtij "flirtimi" është se tekniku shkodran preferoi Vllazninë përpara Skënderbeut.

Sipas "Panorama Sport", edhe ish-trajneri i Empolit Mario Soma ka qenë alternativë për stolin e korçarëve, por me të nuk u gjet gjuha e përbashkët. Alternativa e fundit ka qenë Andrea Agostinelli, me të cilin marrëdhëniet u konkretizuan vetëm pas 48 orë bisedimesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga