Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prag sfidës ndaj Vllaznisë, kapiteni ARAPI i motivuar: Objektivi jonë janë vetëm tre pikët

Shkruar nga NEWSPORT
Prag sfidës ndaj Vllaznisë, kapiteni ARAPI i motivuar: Objektivi

Teuta do të zhvilloj ditën e nesërme në orën 16:30, sfidën e radhës në Superiore ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi". Durrsakët kanë 4 javë pa fituar dhe tashmë ndodhen në vendin e 7 me 18 pikë, 2 më shumë sesa Vllaznia e vendit të 8. Në prag të sfidës së nesërme në konferencë për shtyp bashkë me trajnerin Shkëmbi ka dal edhe kapiteni Renato Arapi.

Pauza nga Kombëtaret, sa ju ka ndihmuar?

"Besoj që na ka vlejtur goxha. Pas rezultateve jo të mira kemi patur kohën e mjaftueshme për të rikuperuar disa nga problemet që ne kemi sidomos në fazën sulmuese."

Oshilacionet në ekip?

"Ne nuk mund të themi që kemi. Jemi ekipi që kemi pësuar më pak gola. Kemi vetëm dy humbje dhe jo ndaj rivalëve direkt. Unë besoj që problemi ynë kryesor është ajo faza sulmuese jo sulmuesit pasi aty marrim pjesë të gjithë."

Ndeshja e nesërme?

"Objektivi jonë për nesër me gjithë respektin për ekipin e Vllaznisë janë vetëm tre pikët."

Objektivat e ekipit:

"Objektivat tona minimal kanë qenë tre vendet e para, duke synuar dhe më shumë. Besoj kemi një ekip të mirë dhe kontigjent të mirë. Me një fitore nesër shumë gjëra mund të ndryshojnë. Unë mendoj që sulmi është thjesht çështje bllokimi. Problemi nuk është i atyre por i të gjithë ekipit. Pasi jemi të gjithë që duhet të mbështesim sulmuesin. Shpresoj që në ndeshjen e nesërme të arrijnë të zhbllokohen", përfundoi Renato Arapi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga