
Milan do të ndeshet me Juventus sot në mbrëmje, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli, vijnë pa zhurmë në sfidën e sotme pas humbjes në derbi me Interin 4-2. Teksa i afrohemi ndeshjes klubi i Milanit ka zbuluar futbollistët e thirrur për ndeshjen e sotme. Krunic dhe Duarte janë dy futbollistët të cilët diheshin që do të mungonin nga dëmtimet që kanë, ndërsa listës i shtohen dhe dy të tjerë. Lucas Biglia nuk ia del të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa Conti i skualifikuar është lënë jashtë nga trajneri Pioli. Me ekipin grumbullohet sërish Maldini (i ri), ndërsa sulmi plotësohet nga Castillejo, Ibrahimovic, Leao, Rebic.
Portier: Begovic, A. Donnarumma, G. Donnarumma.
Mbrojtës: Calabria, Gabbia, Hernandez, Kjaer, Laxalt, Musaçhio, Romagnoli.
Mesfushor: Bennacer, Bonaventura, Brescianini, Çalhanoglu, Kessie, Paqueta, Saelemaekers.
Sulmues: Castillejo, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Rebic.