
Sapo kanë përfunduar tre takimet e vlefshme për kualifikueset e turit të tre-të të Champions League. Dynamo Kiev ka mposhtur 2-0 Az Alkmaar, duke vazhduar kështu tutje. Golat u shënuan nga Rodrigues në minutën e 49-të dhe Shaparenko në të 86-tën.
Rezultat surprizë në Greqi, teksa PAOK eleminon Benfikën me shifrat 2-1. Giannoluis dhe Zivkoviç shënuan për vendasit ndërkohë që ngushtoi diferencat Silva në të 90-tën. Pa probleme kalon edhe Gent, e cila dërgon në shtëpi rapidin e Vienës (2-0). Kujtojmë që luhen vetëm me një takim, e nuk ka ndeshje kthimi.
Poll