Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Portieri me më shumë minuta në Kombëtare, Elhan Kastrati vendos rekord personal në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Portieri me më shumë minuta në Kombëtare, Elhan Kastrati

Elhan Kastrati po kalon një formë fantastike në nivelin personal. Portieri shqiptar është kthyer në një titullar absolut me Cittadella në Serie B prej 3 sezonesh tashmë. Gardiani ka fituar edhe një vend në treshen e portierëve të Kombëtares, por deri më tani mungojnë minutat me fanellën kuqezi pavarësisht se është i vetmi që luan rregullisht në nivel klubesh.

Java tjetër do të jetë e shënuar për 26-vjeçarin i cili do të kap një rekord personal. Kastrati do të luaj ndeshjen e 100-të me Cittadellan në sfidën përballë Sampdorias, më 18 shtator për javën e 5-të në Serie B. I pyetur nga mediet italiane për këtë arritje, Kastrati u shpreh kështu:

Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam arritur këtë moment historik, i pari që kam arritur me një klub, do të thotë që Çitadela më ka ofruar mundësinë për të treguar aftësitë e mia në një turne të rëndësishëm.

Tre vjet më parë kur erdha nga Trapani nuk do ta imagjinoja kurrë të arrija në 100 paraqitje, ndër të tjera nuk isha i sigurt as për vendin, të cilin dalëngadalë e fitova në sytë e trajnerit.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga