
Ish-arbitri i Kategorisë Superiore Lorenc Jemini dha verdiktin e tij për penalltinë e fituar në minutat e fundit të lojës në takimin Teuta-Kukësi 2-1. Ai theksoi në "Procesi Sportiv" se penalltia duhet të përsëritej pasi gardiani i Teutës Isli Hidi ka hedhur hap para vijës fatale, por ai duhet të lëvizte paralelisht me vijën fatale.
"Mundet me pak kujdes që kryesori ta kthejë penalltinë. Nuk lejohet të bëhen hapa para. Hapat bëhen paralel me vijën fatale. Isli hodhi një hap para paralel me lojtarin.
Edhe po të shënonte Cordeiro ajo do të kthehej. Ndodh që arbitri ta përsërisë ekzekutimin e penalltisë. Portieri nuk duhet të lëvizë nga vendi", u shpreh ish-bilbili i FIFA-s.
Poll