
Angel Di Maria urren Manchester United. Një gjë të tillë e zbulon portieri i PSG-së Marcin Bulka në një prononcim për mediat franceze. Sulmuesi argjentinas luajti për një sezon 2014-2015 në Angli te United, por nuk kaloi një eksperiencë të mirë dhe një gjë e tillë ka lënë një shije të keqe të Di Maria.
" E urren Manchester United pasi nuk ka kaluar një eksperiencë të mië atje. Edhe kur e shikon në TV e ndryshon menjeherë kanalin pasi nuk dëshiron ta shikojë", u shpreh Bulka për Di Marian.
Argjentinasi luajti 27 ndeshje për "djajtë e kuq" duke shënuar edhe 3 gola, ndërsa në sfidën e Champions League në Angli, Di Maria bëri paraqitjen e tij më të mirë ndaj United duke marrë "hak" për eksperiencën e tij të keqe.