Emiliano Sala vazhdon të jetë I zhdukur prej 3 ditësh. Suulmuesi më i ri Cardiff udhëtonte nga Franca në drejtim të Anglisë për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re. Por avioni i tij u zhduk nga radarët e policisë dhe pas 3 ditë kërkime policia e Gurnesy ka bërë një deklaratë zyrtare ku shprehet se kërkimet për sulmuesin Sala janë mbyllur përfundimisht. Shanset që Sala të ketë mbijetuar janë zbehur totalishtë pasi nuk asnjë gjurmë prej tij, pilotit dhe avionit me të cilën ata po udhëtonin.
“Mundësitë për një rikuperim janë shumë të vogla në këtë pikë. Pavarësisht sforcimit maksimal dhe kërkimeve që kanë mbuluar një hapësirë prej 4.400 kilometrash katrorë, ne nuk kemi arritur të gjejmë asnjë gjurmë të avionit, pilotit dhe pasagjerit” thuhej në deklaratën e policisë.