Yaya Toure shpërthen pas gjysmëfinales së FA Cup kundër Arsenalit, ku Mancheshter City u eliminua në kohën shtesë pas humbjes 1-2.
Gjyqtari Kreig Pouson iu anuloi një gol të rregull "qytetarëve", ndërsa mesfushori i City-t deklaron se kjo nuk është hera e parë që skuadra e tij ndëshkohet nga arbitrat në këtë sezon.
"Është rast i përsëritur dhe jam i zhgënjyer. Ndoshta të enjten në derbin kundër Manchester United, më mirë të mos ketë gjyqtar fare", tha Toure për mediat angleze.
Poll