
Armando Broja është aktivizuar për Chelsean në minutën e 63’, ndërsa ndeshja është 1 me 0 në favor të Middlesbrough. Ky takim është i vlefshëm për gjysmëfinalet e Carabao Cup dhe sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli.
Trajneri Pochettino nuk mund të priste më shumë minuta, pasi skuadra e tij po zhgënjen në fazën e sulmit. Kujtojmë rastet e shumta të humbura nga Palmer në pjesën e parë. Goli për Middlesbrough u shënua në pjesën e parë të takimit.
Goli i shënuar nga Hackney në minutën e 37’ bëri që Riverside Stadium të shpërthejë. Klubi që militon në Championship e pa veten me fat, pasi Palmer humbi rast me portën bosh për Chelsean, në minutat shtesë të pjesës së parë.
Goli i Middlesbrough, 1-0: (VIDEO)
Rast me portën bosh i humbur nga Palmer për Chelsean: (VIDEO)