Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Po vdes të luaj futboll, por kështu është e pamundur”, lojtari i Premier League kundër: Rrezikoj familjen

Shkruar nga NEWSPORT
“Po vdes të luaj futboll, por kështu është e

“Njerëzit thonë që ne jemi si minj laboratori”. Danny Rose përsëri skeptik për planin e rifillimit të Premier league, duke thënë që ai nuk do të rrezikojë shëndëtin e tij për hir të argëtimit.

Danny Rose mendon se lojtarët e Premier league po trajtohen si minj laboratori, ndërkohë që nxitohet për rifillimin pas pandemisë.

Mbrojtësi i huazuar te Neëcastle nga Tottenham, ka qenë ndër kundërshtarët më me zë për rifillimin. Klubet duhet të rifillojnë stërvitjen por Rose mbetet akoma skeptik.

“Po vdes të kthehem në futboll, por me gjërat që po ndodhin tani, njerëzit po kalojnë shumë më keq se unë këtë pandemic, e unë nuk dua të ankohem për çdo gjë. Megjithatë ata që sugjerojnë që ne duhet të rikthehemi në stërvitje po na trajtojnë si kavie. Ne nuk duhet të eksperimentojmë me këtë fazë veç për të parë nëse funksionon apo jo.

Mund ta imagjinoj që njerëzit në shtëpi thonë që ne paguhemi një djall me para dhe duhet të rikthehemi. Për diçka të tillë nuk mendoj se është i nevojshëm gjithë ky nxitim. Unë mund të rrezikoj njerëzit e mi për hatër të argëtimit”, u shpreh ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga