Rekordmenja shqiptare Luiza Gega ka marrë pak kohë për veten duke shkuar me pushime në Itali. Konkretisht atletja ka zgjedhur Firencen për të kaluar pushimet e saj. Por, asgjë nuk ka shkuar siç ajo e kishte menduar. Gjatë mbërritjes në aeroport atletja është ndaluar për të bërë një test dopingu.
Këtë gjë e ka bërë vetë me dije Gega nëpërmjet një postimi në InstaStory.
“Hera parë që vij në Firenze dhe mezi prisja të dilja të shikoja qytetin. Dhe fiks, po fiks sapo dilja... surpizë... doping control për gjakun dhe urinë. Nuk lejohet ti thuash të vi më vonë ke detyrim te shkosh në moment dhe je nën vëzhgim deri sa të mbarosh.
Gjaku ka një të mirë që mbaro shpejt, ndërsa urina varet kur të vjen. Ka raste pret dhe dy orë ose dhe më shumë dhe minimumi që duhet është 90ml.
Janë gjëra që nuk është se do ju hyjnë në punë por ndajmë informacione dhe kot” ka shkruar Luiza në InstaStory.
[caption id="attachment_695057" align="alignnone" width="521"] Luiza Gega[/caption]