Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Mamurrasi i Rezart Mahos merr formë, plotësohet stafi

Shkruar nga NEWSPORT
Mamurrasi i Rezart Mahos merr formë, plotësohet stafi

Nën drejtimin e trajnerit, Rezart Maho, ekipi i Mamurrasit ka zbritur në fushë për të nisur procesin stërvitor. Një grup i madh futbollistësh janë paraqitur që në ditën e parë të startit stërvitor duke konfirmuar edhe ardhjen e një mesfushori brazilian.

Sipas teknikut Maho, në ditën e parë më së shumti është bërë prezantimi i lojtarëve, ndërsa në ditët vijuese pritet edhe përzgjedhja e tyre. Ai konfirmon se një pjesë e mirë e futbollistëve janë tashmë të njohur dhe kjo tregon fillimin e mbarë për këtë sezon me një trajner të ri.

Përpos njohjes së futbollistëve, tekniku ka ofruar edhe stafin e ri teknik, me ndihmës-trajner Alpin Gallo dhe teknikun e atletikës Vaso Selenica. Pra, një staf i zgjeruar teknikësh në ekipin e Mamurrasit, ku pritet që të afrohen edhe disa futbollistë të tjerë ndër ta dhe një futbollist tjetër me ngjyrë afrikan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga