Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Plot 10 vite nga aksidenti i tmerrshëm, flet vëllai i Schumacher: Më mungon Michael i kohëve të vjetra, ai nuk është më i njëjti

Shkruar nga NEWSPORT
Plot 10 vite nga aksidenti i tmerrshëm, flet vëllai i Schumacher:

Kanë kaluar 10 vite që nga aksidenti i rëndë që piloti me famë botërore i “Formula 1”, Michael Schumacher pësoi teksa bënte ski. Aksidenti ishte i tmerrshëm, aq sa e la Schumacherin për një kohë të gjatë në koma.

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, vëllai i legjendës së Formula 1, Ralf tregon se si e ka përjetuar situatën gjatë gjithë kësaj kohe.

“Më mungon Michael i kohëve të vjetra. Jeta është e padrejtë herë pas here. Michael ishte me shumë fat gjatë gjithë jetës së tij, por më pas ndodhi ai aksident i tmerrshëm.

Megjithatë, asgjë nuk është si më parë. Jeta ndonjëherë është e padrejtë. Ai nuk ishte vetëm vëllai im. Kur ishim fëmijë ai ishte gjithashtu trajneri dhe mentori im. Por ky fat i keq ka ndryshuar familjen tonë”, është shprehur Ralf Schumacher.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga