Prej muajsh në ambientet e klubit të Barcelonës vlon çështja e korrupsionit me katalanasit që po hetohen për rryshfetë kundrejt gjyqtarit Negreira përpara disa sezoneve. Çështja është ende nën hetim duke mos patur akoma një vendim zyrtarë.
Shumë klube në Spanjë kanë shprehur pakënaqësi dhe kërkojnë dënim shembullor për blaugranat ende pa dalë vendimi i gjykatës. Megjithatë, është Sevilla që ndërmerr hapat më konkret teksa zyrtarët e klubit kanë refuzuar të marrin pjesë në drekën e zakonshme mes drejtuesve të dy klubeve përpara një ndeshje.
Barcelona dhe Sevilla luhet aktualisht në Estadio Olimpico dhe presidenti i andaluzianëve ka refuzuar të ulet pranë homologut katalanas duke u spostuar në një cep tjetër të stadiumit. Dy klubet kanë dalë me komunikatë zyrtare në rrjete sociale.
Deklarata e Sevilla:
ℹ️ Comunicado oficial del #SevillaFC.#WeareSevilla
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) September 29, 2023
Deklarata e Barcelonës:
FC Barcelona official statement
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 29, 2023